Ekip
15 Nëntor 2019•Përditësim: 15 Nëntor 2019
Pakistani është zgjedhur për të kryesuar Komisionin e Arsimit të UNESCO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton Televizioni i Pakistanit (PTV), i drejtuar nga shteti, ministri i Arsimit në Pakistan, Shafat Mahmood, njëzëri u zgjodh president i këtij komisioni prestigjioz në një takim ministror të vendeve anëtare të UNESCO-s në Paris.
Duke e quajtur këtë zhvillim “një nder” për Pakistanin, Mahmood për PTV tha se zgjedhja e tij është një mirënjohje e angazhimit të vendit të tij për punën e UNESCO-s në fushën e arsimit.
Zgjedhja e tij vjen një ditë pasi Khalil Hashmi, përfaqësues i përhershëm i Pakistanit në Kombet e Bashkuara (OKB) u zgjodh kreu i takimit vjetor të vendeve pjesëmarrëse në Konventën e Armëve Konvencionale (CCW) në Gjenevë.