Barış Seçkin
05 Nëntor 2021•Përditësim: 05 Nëntor 2021
Kreu i Kishës Katolike dhe shtetit të Vatikanit, Papa Françesku, në datat 2-6 dhjetor do të vizitojë Administratën e Qipros Jugore Greke (GCA) dhe Greqinë. transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi me shkrim nga zyra për shtyp e Vatikanit, Papa vizitën e tij do ta fillojë në Qipron Greke, ku do të qëndrojë nga 2 deri më 4 dhjetor.
Më 4 dhjetor, Papa do të vizitojë kryeqytetin Athinë të Greqisë dhe në kuadër të takimeve do të vizitojë në kampin e refugjatëve në ishullin Lesbos të cilin e ka vizituar edhe më parë në vitin 2016 për shkak të krizës së emigrantëve të parregullt.
Kjo vizitë e Papa Françeskut do të jetë vizita e tij e 35-të e jashtme në periudhën e tij si Papë.
Kreu shpirtëror i Kishës Katolike brenda këtij viti ka vizituar Irakun, Hungarinë dhe Sllovakinë.