Safvan Allahverdi
04 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
ANKARA (AA) - Një këshill i përbërë nga banorë të cilët jetojnë në qytetin e Rakas dhe përreth tij, do të ketë pushtetin në këtë qytet sirian pasi të çlirohet nga DEASH-i, njoftoi Pentagoni të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), John Dorrian, në një konferencë për mediat në Bagdad tha se Këshilli i Rakas do të sigurojë nevojat esenciale për banorët, por theksoi se nuk është i sigurt nëse Forcat Demokratike Siriane (FDS) do të marrin pjesë në Këshill.
Aktualisht në Raka ka rreth 3.000 deri 4.000 luftëtarë të DEASH-it, duke përfshirë edhe luftëtarë të huaj dhe figura të ndryshme drejtuese, ndërkohë që në rajon ka rreth 50.000 anëtarë të FDS-së, tha Dorrian.