Murat Temizer
01 dhjetor 2022•Përditësim: 01 dhjetor 2022
Mbledhja e Këshillit Ministror e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka filluar në qytetin Lodz nën kryesimin e Polonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Konferenca në qytetin Lodz, rreth 140 kilometra larg kryeqytetit Varshavë, do të zgjasë dy ditë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, Zbigniew Rau, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së i priti kolegët e tij.
Nga ana tjetër, në mbledhje marrin pjesë edhe kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si dhe ministra të tjerë të jashtëm të vendeve anëtare.
Çavuşoğlu zhvilloi takime të ndara bilaterale me homologun e tij azerbajxhanas, Ceyhun Bayramov dhe sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.