Mustafa Deveci
13 Maj 2020•Përditësim: 13 Maj 2020
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pas pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), vizitën e parë jashtë vendit po e zhvillon në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni i Pompeo, ateroi në aeroportin Ben Gurion, në afërsi të Tel Aviv. Ai nuk u përshëndet me dorë me zyrtarët që e pritën atë në aeroport për shkak të pandemisë, por tërhoqi vëmendjen maska e tij me motive të flamurit amerikan.
"Jemi duke luftuar me dy kërcënime kritike: COVID-19 dhe Iranin. Izraeli dhe SHBA-të do të qëndrojnë krah për krah kundër këtyre sfidave", shkroi Pompeo në Twitter.
Mediat lokale theksuan se një ndër temat që do të fliten në takim është edhe plani i aneksimit të Izraelit disa rajone që gjenden në Bregun Perëndimor.
Pompeo në Izrael do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, lideri i aleancës Kaltër-Bardhë dhe partneri i ri i koalicionit, Benny Gantz.