Sena Güler
01 Dhjetor 2020•Përditësim: 01 Dhjetor 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Ankara kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi presidenca turke, takimi u mbajtë në kompleksin presidencial në Ankara.
"I lumtur që u takova me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, Turqia është një nga partnerët kryesorë të Ukrainës dhe luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Detit të Zi", shkroi Shmyhal në twitter pas takimit.
"Ukraina kërkon të forcojë bashkëpunimin me Turqinë dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë është për të promovuar atë partneritet", shtoi ai.
Më herët gjatë ditës, Shmyhal po ashtu vizitoi Spitalin e Qytetit të Ankarasë dhe pa teknologjinë më të lartë të shtetit, si dhe u njoftua për luftën e Turqisë kundër koronavirusit të ri (COVID-19).