Betül Yürük
26 Shtator 2018•Përditësim: 26 Shtator 2018
KOMBET E BASHKUARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ndodhet në qytetin New York të SHBA-ve për sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka zhvilluar takime të shumta me liderë botërorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan, i cili ndodhet në qytetin New York të SHBA-ve për sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një takim me homologun e tij francez, Emannuele Macron.
Presidenti Erdoğan mbrëmë është takuar me kryeministrin grek Alexis Tsipras, ndërsa më pas edhe me presidenten Grabar Kitaroviç.
Erdoğan po ashtu zhvilloi takime të ndara edhe me presidentin slloven Borut Pahor, presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.
Presidenti turk gjithashtu të martën para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka zhvilluar një takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Takimet janë mbajtur pa praninë e përfaqësuesve të mediave, ndërsa ishin një rast i jashtëzakonshëm për shkëmbimin e mendimeve për një sërë çështjesh bilaterale dhe rajonale.
Erdoğan pas përfundimit të vizitës zyrtare nga selia e OKB-së udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani.