Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Zeynep Tüfekçi
26 Shtator 2018•Përditësim: 26 Shtator 2018
NEW YORK (AA) - Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, kritikoi ashpër mënyrën e funksionimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).
"Duhet të pranojmë se aktualisht ka shumë mangësi në funksionimin e sistemit ekzistues ndërkombëtar", tha Al-Sisi, gjatë adresimit të tij në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
Ai shtoi se OKB ka humbur besimin dhe dinjitetin që ka gëzuar te shumë popuj, sidomos tek ato në rajonet e krizës në botën arabe dhe afrikane.
Bashkë me një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të rivendosur bisedimet e paqes mes Palestinës dhe Izraelit, Al-Sisi tha se kjo është një nga dëshmitë më të mira, që flet për dështimin e OKB-së për të gjetur një zgjidhje të drejtë për çështjen palestineze.