Alaattin Doğru
09 mars 2023•Përditësim: 10 mars 2023
Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se dëshiron që aborti të përfshihet në kushtetutë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit në shtypin francez, Macron ka bërë deklarata me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Duke argumentuar se aborti duhet të jetë një e drejtë kushtetuese, presidenti i Francës deklaroi se muajin e ardhshëm do të prezantohet kuadri ligjor i nevojshëm.
Macron tha se ishte në favor të përfshirjes së abortit në kushtetutë përmes parlamentit, në vend të një referendumi.
Në Francë, gratë mund të bëjnë abort ligjërisht deri në javën e 14-të të shtatzënisë.