Sinan Doğan
09 mars 2023•Përditësim: 10 mars 2023
Mijëra njerëz, kryesisht gra, u mblodhën me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Meksikë për të protestuar kundër femicideve, transmeton Anadolu.
Mediat lokale raportuan se një numër i madh njerëzish u mblodhën në sheshin, ku ndodhet Pallati Kombëtar në kryeqytetin e Meksikës.
Herë pas here pati tensione me forcat e sigurisë.
Një grup i ka vënë zjarrin dritareve të pallatit qeveritar, pas së cilës policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Grupet që marshuan në qytete të ndryshme protestuan kundër dhunës ndaj grave dhe bënë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Meksika njihet si vendi me shkallën më të lartë të femicideve në mesin e vendeve të Amerikës Latine.