Erbil Başay
12 Nëntor 2016•Përditësim: 13 Nëntor 2016
BERLIN (AA) - Qindra persona në Berlin të Gjermanisë kanë protestuar kundër zgjedhjes së kandidatit republikan Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra persona të mbledhur në sheshin "Pariser Platz" para derës historike Brandenburg (Brandenburger Tor) ku ndodhet edhe ambasada e SHBA-ve, kanë mbajtur në duar pankata me mbishkrime si "Kam frikë nga Trump", "Do ta tejkalojmë edhe këtë", "Nuk është presidenti im", "Hillary Clinton nuk mund ta ndalonte por ne do t‘ia arrijmë".