Murat Ünlü
22 Shtator 2017•Përditësim: 22 Shtator 2017
PARIS (AA) – Fermerët në Francë mbuluan me sanë fushat e bulevardit Elise në Paris, duke shprehur kështu pakënaqësitë me politikën bujqësore të Presidentit Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).
Sana u vendosa në bulevardin më prestigjioze dhe më të gjërë në Paris, ku rreth 250 fermerë francezë që ishin të pranishëm u shtrinë në sanë.
Një nga kontejnerët në rrugë ishte vendosur pankarta "Macron po vret bujqësinë", dhe të njëjtin mesazh fermerët e dërguan edhe përmes slloganeve.
Policia paralajmëroi shoferët mëngjesin e sotëm se rruga për trafikut do të jet e hapur vetëm në një drejtim.
Tensioni midis fermerëve dhe qeverisë u intensifikua pasi autoritetet donin të ndalonin përdorimin e herbicidit 'Glisofata', që përdoret në bujqësi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), më saktësisht Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), njoftoi në mars të vitit 2015 se herbicidi glifosate "ka gjasa të jet kancerogjen".