Burak Karacaoğlu
22 Shtator 2017•Përditësim: 23 Shtator 2017
IDLIB/ANKARA (AA) - Vazhdojnë sulmet ajrore intensive në rajonin Idlib, në veri të Sirisë, i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. Si pasojë e sulmeve të ndërmarra në ditën e sotme kanë humbur jetën të paktën 12 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komunat Serakib dhe Kefer Nebil në jug të qytetit, rajonet Han Shejhun dhe Temeniye si dhe fshatrat Kefer Sicne, Has, Ken Sehra, Serce që nga orët e para të mëngjesit po përballen me sulme intensive ajrore.
Theksohet se 12 civilë kanë humbur jetën në të paktën 70 sulme të cilat janë ndërmarrë në rajonet në fjalë, ku në këtë mënyrë në sulmet ajrore të ndërmarra në 4 ditët e fundit në Idlib kanë humbur jetën 35 civilë.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit janë shprehur shqetësime në lidhje me vendosjen e civilëve në objektiv të sulmeve ajrore në Idlib.
Ndër të tjera në deklaratën ku vihet theksi se në sulme janë vendosur në objektiv edhe punonjësit e shëndetësisë dhe të mbrojtjes civile, tërhiqet vëmendja se sulmet "përputhen" me mënyrën e sulmeve të regjimit të Asadit dhe aleatit të tij, Rusisë.