Hakan Ceyhan Aydoğan
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, për sulmin terrorist në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit, Putin duke theksuar se dënon sulmin frikacak dhe të pamoralshëm, ai shprehet se është i sigurtë se do të përgjigjen autorët e këtij krimi dhe nxitësit e tyre.
Putin gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për të familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre në sulmin terrorist dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.
Presidenti Vladimir Putin ndër të tjera ka theksuar se përjetimet në Stamboll kanë vërtetur edhe njëherë nevojën për përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.