Burak Dağ
20 Korrik 2020•Përditësim: 20 Korrik 2020
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Nigeri është rritur në 36.663, me 556 raste të reja të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) njoftoi se 11 viktima të reja u regjistruan në vendin e Afrikës Perëndimore, duke e çuar në 789 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
Mbi 15.100 persona janë shëruar nga koronavirusi në Nigeri.
Shtetet më të prekura janë kryeqyteti tregtar Lagos me 13.438 infeksione, kryeqyteti Abuja me 3.027 infeksione dhe Oyo me 2.167 infeksione.
Ministri i Punëve të Jashtme i Nigerisë, Geoffrey Onyeama, dje njoftoi se është testuar pozitiv ndaj COVID-19.
Që nga shfaqja e parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura në botë.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në të gjithë botën janë konfirmuar mbi 14,4 raste me COVID-19, prej të cilave mbi 605.200 kanë vdekur dhe mbi 8,1 milionë janë shëruar.