Büşra Selvi Öğütcen,Muhammed Emin Canik
20 Korrik 2020•Përditësim: 20 Korrik 2020
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 716 vdekje dhe në Indi 681, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 23.529 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.098.389 numri i përgjithshëm rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 79.488.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 415.049 raste dhe 19.732 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.371.229.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.
Indi, gjithsej 27.497 të vdekur
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 40.425 raste të reja, duke e rritur në 1.118.042 numrin e rasteve, ndërsa me 681 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 27.497 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në mbi 700 mijë.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.