Khalid Mejdoup,Hacer Başer
02 Shkurt 2021•Përditësim: 02 Shkurt 2021
Numri i vdekjeve në shtetet arabe si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) është rritur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i viktimave në Marok u rrit në 8.287, në Tunizi 6.802, në Liban 3.145 dhe në Jordani 4.326.
Ministria e Shëndetësisë së Marokut njoftoi se në 24 orët e fundit 12 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa 281 persona janë infektuar dhe 892 tjerë janë shëruar.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8.287, numri i rasteve në 471.438 dhe numri i të shëruarve në 450.052.
Qeveria e Marokut në luftën kundër COVID-19 vendosi të zgjasë orën policore për dy javë nga ora 21:00 deri në 06:00.
Tunizi
Ministria e Shëndetësisë së Tunizisë bëri të ditur se 48 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19 ndërsa 1.160 janë infektuar dhe 4.777 të tjerë janë shëruar.
Në njoftim thuhet se numri i viktimave nga COVID-19 u rrit në 6.802, numri i rasteve në 210.045 ndërsa numri i të shëruarve u rrit në 162.223.
Liban
Ministria e Shëndetësisë së Libanit njoftoi se në vend 63 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 ndërsa 2.020 persona janë infektuar dhe 2.418 tjerë janë shëruar.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 3.145, numri i rasteve në 303.072, kurse numri i të shëruarve u rrit në 180.877.
Jordani
Ministria e Shëndetësisë së Jordanisë bëri të ditur se si pasojë e COVID-19, 10 persona e kanë humbur jetën, 1.207 persona janë infektuar dhe 883 persona janë shëruar.
Gjithashtu në njoftim thuhet se numri i viktimave u rrit në 4.326, numri i rasteve u rrit në 328.062 dhe numri i të shëruarve u rrit në 315.464.