Adel Bin Ibrahim Bin Elhady Elthabti, Ali Semerci
06 Tetor 2021•Përditësim: 06 Tetor 2021
Të paktën 3 ushtarë humbën jetën kur një helikopter ushtarak u rrëzua në provincën Gabes në juglindje të Tunizisë, njoftuan mediat lokale të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë tuniziane të Mbrojtjes, Mohamed Zekri, njoftoi vdekjen e ushtarëve për shkak të rrëzimit të helikopterit në qarkun El Hamma, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TAP.
"Një ekip teknik ushtarak është dërguar në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e rrëzimit", shtoi Zekri.