Elena Teslova
25 maj 2023•Përditësim: 25 maj 2023
Rusia të enjten shpalli persona non grata pesë diplomatë suedezë, përfshirë tre punonjës të zyrës së mbrojtjes, raporton Anadolu.
Vendimi i është përcjellë të dërguarës suedeze Malena Mard, e cila është thirrur në Ministrinë e Jashtme.
Në një deklaratë, ministria tha se do të mbyllë konsullatën e saj të përgjithshme në qytetin suedez të Goteborgut nga 1 shtatori, duke shtuar se Suedia gjithashtu duhet të mbyllë konsullatën e saj të përgjithshme në Shën Petersburg pas revokimit të autorizimit të saj për të punuar.
Ministria tha se dëbimi i pesë diplomatëve rusë nga Suedia më 26 prill ishte një "hap armiqësor".
Veprimet e Suedisë kanë përkeqësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe për shkak të fushatës së vazhdueshme "rusofobe" në Suedi, thuhet ndër të tjera.