Emre Karaca
08 Gusht 2019•Përditësim: 09 Gusht 2019
Gjatë një bastisje në fabrikat e përpunimit të mishit në shtetin amerikan të Misisipit janë arrestuar 680 emigrantë, kryesisht punëtorë të Amerikës Latine, transmeton Anadolu Agency (AA).
Matthew Albence, zv/drejtori i Administratës së Emigracionit dhe Doganave në SHBA, njoftoi se janë arrestuar 680 emigrantë gjatë bastisjeve në shtatë fabrika.
Ai tha se ka të ngjarë që kjo të jetë bastisja më e madhe kundër emigrantëve në 10 vitet e fundit.
Zyrtarët konfirmuan se kishte rreth 600 efektivë në vendngjarje, të cilët kanë penguar emigrantët të arratiseshin nëpër livadhet përreth.
Departamenti i Drejtësisë tha se shumë kontrolle janë regjistruar në rajon.
Presidenti amerikan, Donald Trump, që prej ardhjes në pushtet në vitin 2017, ka ndjekur një politikë të qëndrueshme të imigracionit, duke i karakterizuar emigrantët e Amerikës së Jugut si "kriminelë".