Bilal Güler
30 Nëntor 2022•Përditësim: 30 Nëntor 2022
Të paktën 10 nxënës kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm që ndodhi gjatë namazit të drekës në një medrese në rajonin Samangan në veri të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të qeverisë së përkohshme të Talebanëve, Abdul Nafi Takor në një deklaratë për media tha se shpërthimi ndodhi gjatë namazit të drekës në medresenë Al-Jihad e cila ndodhet në zonën Aybek në rajonin Samangan.
Takor njoftoi se në shpërthim humbën jetën të paktën 10 nxënës dhe se shumë të tjerë janë plagosur.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e ndihmës së parë. Ndërkohë vihet në dukje se shpërthimi nuk është marrë përsipër nga askush.