Ekip
09 Janar 2021•Përditësim: 10 Janar 2021
Kombet e Afrikës Lindore, Sudani dhe Eritrea, janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare sudaneze të lajmeve (SUNA), ministri i Punëve të Jashtme i Sudanit, Omer Gamar-Eddin, pas kthimit nga Eritrea tha se bisedimet me presidentin atje kishin të bëjnë me çështje që lidhet me situatën rajonale, kufijtë e paqëndrueshëm, si dhe për personat e zhvendosur dhe refugjatët për shkak të dhunës në Etiopinë fqinje.
Duke e përshkruar vizitën në Eritrea të suksesshme, Gamar-Eddin tha se të dy palët shkëmbyen mendime mbi çështjet strategjike midis dy vendeve.
Në dhjetor të vitit 2020, Sudani mori kontrollin e të gjithë kufirit të tij me Etiopinë.
Për 26 vite, bandat etiopiane janë akuzuar për pushtimin e tokave të fermerëve sudanezë në rajonin kufitar al-Fashqa pasi i dëbuan me forcë. Sudani po ashtu akuzon ushtrinë etiopiane për mbështetjen e këtyre bandave, gjë që Addis Ababa e mohon.