Ömer Koparan
24 Shtator 2019•Përditësim: 25 Shtator 2019
Si pasojë e një sulmi me autobombë në rajonin Afrin në veri të Sirisë kanë humbur jetën 5 civilë dhe 11 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autobomba ka shpërthyer në zonën Jinderes të Afrinit ku sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 5 civilë.
Edhe në zonën Ahtarin në Azez ka ndodhur në të njëjtën mënyrë një shpërthim ku si pasojë janë plagosur 2 persona.
Si pasojë e të dy sulmeve të ndodhura janë shkaktuar edhe dëme materiale në zonat përreth.
Forcat e sigurisë vlerësojnë se aktet në rajonin Jinderes në zonën e Operacionit “Dega e Ullirit” dhe në zonën Ahtarin që ndodhet në zonën e Operacionit “Mburoja e Eufratit” janë kryer nga organizata terroriste YPG/PKK.
Rikujtohet se YPG/PKK shpeshherë vendos në objektiv dy zonat në fjalë nga rajoni Tel Rifat ku ajo vazhdon okupimin e saj.