Sayed Khodaberdi Sadat
27 Dhjetor 2017•Përditësim: 27 Dhjetor 2017
KABUL (AA) – Si pasojë e një sulmi vetëvrasës të organizuar me një automjet me bombë në qendrën e krahinës Helmand, në jug të Afganistanit, 15 persona janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i zyrës së Guvernatorit të Helmandit, Omer Zuvak, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se sulmuesi vetëvrasës me një automjet me bombë ka marrë si objektiv forcat e sigurisë që ishin duke pritur në hyrje të Komandës Rajonale të 505-të.
Zuvak bëri të ditur se në sulm janë plagosur të paktën 14 anëtarë të forcës së sigurisë dhe një civil, dhe se disa mjete ushtarake janë në gjendje të papërdorshme.
Përgjegjësinë e sulmit e mori organizata e talebanëve.