Hakan Çopur
17 Qershor 2017•Përditësim: 17 Qershor 2017
WASHINGTON (AA) - Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se mbështet vendimin e Kanadasë për rritjen e harxhimeve në fushën ushtarake për 70 për qind në 10 vitet e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, është theksuar se Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Në deklaratë u theksua se të dy liderët në bisedë kanë trajtuar shumë çështje në kuadër të marrëdhënieve bilaterale dhe thuhet se "Presidenti Trump lavdëroi vendimin e kryeministrit të Kanadasë Trudeau, për rritjen e harxhimeve ushtarake për rreth 70 për qind në 10 vitet e ardhshme".
Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Harjit Sajjan, javën e kaluar kishte njoftuar se buxheti i ushtrisë në 10 vitet e ardhshme duke u rritur për 70 për qind do të arrijë në 32.7 miliardë dollarë.
- Biseda Trump-Kuczynski
Ndërkohë Trump zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin e Perusë, Pedro Pablo Kuczynski. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, thuhet se Trump ka treguar me detaje çështjet në lidhje me "politikën e re të Kubës", si dhe të dy liderët kanë folur për gjendjen në Venezuelë.
Trump, në një fjalim dje në Florida, kishte thënë se ka anuluar "procesin e normalizimit" me Kubën, të cilën e kishte filluar ish-presidenti amerikan Barack Obama.