Muhammed Bilal Kenasari
17 Qershor 2017•Përditësim: 17 Qershor 2017
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka anuluar procesin e normalizimit të marrëdhënieve që ish-presidenti Barack Obama e kishte nisur me Kubën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur në Miami ku jetojnë emigrantët kubanezë në SHBA, Trump duke theksuar se SHBA-ja ka ndryshuar politikën e saj për Kubën tha se "Është pranë hyrjes së menjëhershme në fuqi, anuloj marrëveshjen e njëanshme që qeveria e mëparshme ka realizuar me Kubën".
Trump është shprehur gjithashtu se është vetëm në interes të qeverisë së Kubës vendimi i marrë në fund të vitit 2014 nga qeveria Obama për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën, ndaj të cilës që prej 50 vitesh nuk kishte marrëdhënie diplomatike dhe zbatoheshin sanksione.
Pasi ka bërë të ditur se marrëveshja nuk ka në konsideratë interesat e popujve kubanez dhe amerikan Trump tha "Investimet dhe turizmi i kryer në Kubë siguron të ardhura të drejtpërdrejta për ushtrinë. Regjimi merr paratë dhe merr nën kontroll tregun. Si rezultat i dekretit presidencial që ka marrë qeveria e fundit (e SHBA-ve) janë rritur presionet në Kubë dhe sulmet kundër lëvizjeve demokratike dhe paqes".
"Së shpejti do të kemi një Kubë të lirë", është shprehur Trump duke shtuar se janë duke ndjekur shkeljet e të drejtave të njeriut në Kubë. Ndër të tjera Trump ka njoftuar se gjatë këtij procesi ambasadat e dy vendeve do të vazhdojnë detyrat e tyre.
SHBA-ja në fund të vitit 2014 mori vendimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën me të cilën prej 50 vitesh nuk kishte marrëdhënie diplomatike dhe zbatonte sanksione ndaj saj. Vitin e kaluar dy vendet patën rihapur ambasadat. Së fundmi palët nënshkruan marrëveshjen për nisjen e udhëtimeve me avionë në mënyrë të ndërsjellë mes dy vendeve.