Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
13 Maj 2020•Përditësim: 13 Maj 2020
Aeroplanët luftarak turq kanë "neutralizuar" katër terroristë të PKK-së në Irakun verior, njoftoi të mërkurën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan në rajonet Hakurk dhe Metina në një operacion të mbështetur nga ajri, tha ministria në Twitter.
Ajo shtoi se pjesëtarët e organizatës terroriste u identifikuan gjatë operacioneve të zbulimit dhe mbikëqyrjes në zonë.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.
Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.