Sena Güler
13 Maj 2020•Përditësim: 13 Maj 2020
Ushtria jemenase njoftoi të martën se dhjetëra milicë Huthi u vranë dhe u plagosën në përleshjet në provincën qendrore Al-Bayda, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas uebfaqes së ushtrisë "SeptemberNet", rebelët Huthi sulmuan frontin verior Qaniyah, gjë që shkaktoi përleshje midis dy palëve.
Nuk u zbulua asnjë detaj tjetër për viktimat.
Më tej thuhet se rebelët sulmuan pozicionet e ushtrisë në frontin Nihm në veriperëndim të kryeqytetit Sana, por u zbrapsën. Nuk pati viktima në sulme, shtohet në njoftim.
Huthit ende nuk janë prononcuar lidhur me incidentet.
Jemeni është zhytur në një dhunë dhe kaos që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana. Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që synonte të parandalojë avancimet në terren të Huthive.
Sipas OKB-së që atëherë, dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë shumë civilë, besohet të jenë vrarë në konflikt ndërsa 14 milionë të tjerë rrezikohen nga uria.