Zehra Ulucak
15 Nëntor 2017•Përditësim: 15 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Koreja e Jugut është goditur nga një tërmet prej 5,5 ballësh sipas Rihterit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, tërmeti prej 5,5 ballësh ka ndodhur në orën 14.29 sipas kohës lokale dhe epiqendra e tij është regjistruar në qytetin Pohang, i cili ndodhet në juglindje të Koresë së Jugut.
Pas tërmetit ka ndodhur një tronditje prej 5,4 ballësh.
Dridhja është ndjerë edhe në kryeqytetin e vendit, Seul, ndërsa ende nuk ka informacione për viktima apo dëme të mundshme materiale.