Ali Cura
28 Korrik 2017•Përditësim: 28 Korrik 2017
KIEV (AA) - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se ka mirëpritur miratimin e paketës ligjore të Kongresit amerikan e cila parasheh sanksione të reja ndaj Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Poroshenko në deklaratën e tij të bërë nga rrjeti social, vlerësoi vendimin e SHBA-së për sanksione ndaj Rusisë.
"E mirëpres miratimin e paketës së re të sanksioneve kundrejt Rusisë nga ana e Kongresit të SHBA-ve. Ky është një mesah për unitet të qëndrueshëm dhe solidaritet i Kongresit ndaj Ukrainës", u shpreh Poroshenko.
Poroshenko gjithashtu theksoi besimin e tij ndaj pozicionit të pandryshueshëm të SHBA-ve ndaj Rusisë.
Projektligji i emërtuar "Luftë kundër armiqve të Amerikës nëpërmjet sanksioneve" ishte miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve me 419 vota pro dhe 3 kundër. Ndërsa në Senat ishte miratuar me 97 vota pro.
Projektligji parashikon sanksione të reja në lidhje me hapat e Rusisë në Ukrainë.