Ruslan Rehimov
14 Prill 2022•Përditësim: 14 Prill 2022
Ukraina pretendon se Rusia, e cila sulmoi këtë vend, ka humbur 19.900 ushtarë, 160 avionë, 144 helikopterë dhe 753 tanke, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi të dhënat për humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurt deri më 14 prill.
Në njoftim theksohet se 19.900 ushtarë rusë janë vrarë si dhe janë shkatërruar 160 avionë rusë, 144 helikopterë, 753 tanke, 1.968 automjete të blinduara, 366 topa, 122 sisteme raketore dhe 64 sisteme të mbrojtjes ajrore.
Forcat ruse gjithashtu humbën 1.437 automjete, shtatë anije dhe varka, 76 tanke dhe 134 dronë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi më 25 mars se 1.351 ushtarë rusë u vranë në Ukrainë.