Recep Şakar
28 Korrik 2020•Përditësim: 29 Korrik 2020
Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters deklaroi se kanë pezulluar marrëveshjen për ekstradim me Hong Kongun pr shkak se ligji i Kinës për Sigurinë Kombëtare i miratuar në Rajonin Administrativ Special të Hong Kongut solli ndryshime thelbësore në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).
Peter në deklaratën për uebfaqen zyrtare të qeverisë së Zelandës së Re, në lidhje me ligjin e ri të sigurisë tha se ligji që ka hyrë në fuqi në Hong Kong po minon politikën "Një shtet, dy sisteme" dhe "prish sundimin e ligjit".
"Zelanda e Re tashmë nuk mund të besojë se sistemi i drejtësisë i Hong Kongut është mjaft i pavarur nga ai i Kinës. Në rast se Kina në të ardhmen angazhohet në kuadër të parimit 'një shtet, dy sisteme' ne mund të rivlersojmë vendimin", tha ai.
- Reagon ambasada e Kinës në Wellington
Ndërkohë, ndaj vendimit reagoi edhe ambasada e Kinës në Wellington nëpërmjet një deklarate me shkrim, duke e cilësuar pezullimin si "shkelje e rëndë e drejtësisë ndërkombëtare".
Ambasada gjithashtu e vlerësoi si "ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kinës" vendimin e marrë nga Zelanda e Re.
"Çështjet në Hong Kong janë plotësisht punë e brendshme e Kinës dhe nuk pranojmë asnjë intervenim të huaj", thanë nga ambasada.
- Ligji i ri i sigurisë në Hong Kong
Ligji i ri u miratua njëzëri në Komitetin e Përhershëm të Kongresit Kombëtar Popullor, organi më i lartë legjislativ i Kinës, më 30 qershor ndërsa më pas ishte nënshkruar edhe nga presidenti Xi Jinping.
Ligji ndalon tentimin për shkatërrimin e shtetit, tradhtinë ndaj atdheut dhe rrezikimin e sigurisë kombëtare, i cili hyri në fuqi pas miratimit nga qeveria kineze dhe ishte publikuar në gazetën zyrtare të Hong Kongut.