Tufan Aktaş
31 Tetor 2018•Përditësim: 31 Tetor 2018
ADDIS ABABA (AA) - Banka Botërore do t'i japë grant dhe kredi Etiopisë, në vlerë prej 1,2 miliard dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Bankës Botërore, thuhet se me arsye të mbështetjes së reformave në fushën e ekonomisë të Etiopisë e cila është duke përjetuar një transformim politik, është vendosur që t'i jepet mbështetje financiare prej 600 milionë dollarë dhe kredi prej 600 milionë dollarë.
Ky burim do të përdoret për të mbështetur partneritetet publiko-private në fushat themelore si telekomunikacion, energji dhe logjistikë ndërsa theksohet se mbështetja do të përfocojë investimet e zhvillimit në vend dhe tërheqë më shumë investime nga jashtë.
Qeveria e re në Etiopi e cila filloi detyrën në fillim të muajit prill, arriti marrëveshje për grant dhe kredi me vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Norvegjia.