Tuba Onğun
10 Nëntor 2023•Përditësim: 13 Nëntor 2023
Shkalla e papunësisë në Türkiye në shtator shënoi rënie për të gjashtin muaj radhazi në 9.1 për qind, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2014, transmeton Anadolu.
Shifra ishte në rënie nga 9.2 për qind në gusht dhe 10.1 për qind në shtator 2022, treguan të dhënat e Institutit të Statistikave Turke (TurkStat).
Numri i të papunëve në shtator ishte më i ulët për 46 mijë nga muaji i kaluar duke rënë në 3.17 milionë.
Norma e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore arriti në 53.2 për qind në shtator. Shkalla e punësimit ishte 48.3 për qind ose 31.69 milionë persona në këtë shtator.
Shkalla e papunësisë tek të rinjtë 15-24 vjeç ishte 16.7 për qind në shtator, me një rënie prej 0.2 pikë përqindjeje nga gushti. Shkalla ishte 13.8 për qind te meshkujt dhe 22 për qind te femrat.