Fuat Kabakçı
13 Mars 2017•Përditësim: 14 Mars 2017
PEKIN (AA) - Kompania amerikane Boeing hapi fabrikën e saj të parë në Kinë për montimin e avionit Boeing 737, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se Boeing në bashkëpunim me kompaninë kineze COMAC në fund të këti muaji do të fillojë me ndërtimin e fabrikës për montimin e avionëve në qytetin Zhoushan në Kinën lindore.