Zeynep Beyza Kılıç
03 Janar 2017•Përditësim: 03 Janar 2017
ANKARA (AA) – Çmimi i brendit ndërkombëtar të naftës së papërpunuar Brent, është shtrenjtuar të martën për 0.37 përqind, duke arritur në 57.03 dollarë për një fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Tregjet ndërkombëtare qëndruan të mbyllura që nga data 30 dhjetor, për tu rihapur sot. Të premten, pak para vitit të ri, nafta Brent tregtohej për 56.74 dollarë për fuçi.
Rritja e çmimit i atribuohet vendimit të OPEC-ut për të ulur nivelin e prodhimit të naftës, që hyri në fuqi nga 1 janari i këtij viti.
Anëtarët e OPEC-ut me përjashtim të Libisë, Nigerisë dhe Iranit, më 30 nëntor unanimisht ranë dakord për uljen e nivelit të prodhimit të naftës për 1.2 milionë fuçi në ditë (PBD), respektivisht në 32.5 milionë fuçi në ditë.
Në mënyrë shtesë, nafta amerikane WTI është shtrenjtuar për 0.48 përqind, më konkretisht në 53.98 dollarë për fuçi.