Furkan Naci Top
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
ATHINË (AA) – Parlamenti i Greqisë miratoi buxhetin për vitin 2017 i cili përfshin rritje të tatimeve dhe më shumë shkurtime në kuadër të masave shtrënguese të kursimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Buxheti u miratua me 152 vota pro nga deputetët e koalicionit SYRIZA dhe ANEL nga gjithsej 300 deputetë prej të cilëve përbëhet kuvendi. Kundër buxhetit votuan 146 deputetë.
Me buxhetin i cili parasheh rritje prej 2.7 përqind të ekonomisë greke e cila prej vitesh është në recesion, planifikohet shkurtim prej gjithsej 5.7 miliardë eurosh në shpenzimet publike dhe paga.
Me rritjet e tatimeve nga të cilat do të ndikohen shumë fusha, nga mallrat e konsumit e deri te faturat, gjithashtu pritet të sigurohen të ardhura prej një miliard euro.