Ahmet Dursun
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) - Njoftohet se kompania ajrore e Iranit (Iran Air) ka nënshkruar marrëveshjen përfundimtare me prodhuesin amerikan të avionëve Boeing, për marrjen e 80 avionëve për udhëtarët, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Iranit IRNA, mësohet se drejtori i përgjithshëm i Iran Air, Ferhad Perveresh, ka konfirmuar se kanë nënshkruar marrëveshjen në praninë e ministrit të Transportit dhe Zhvillimit Urban Abbas Ahundi dhe përfaqësuesve të kompanisë Boeing. Në bazë të marrëveshjes nga Boeing do të merren 30 avionë të tipit 777 dhe 50 avionë 737.
"Avionët do ti dorëzohen brenda një periudhe 10 vjeçare kompanisë Iran Air", është shprehur Perveresh.
Shitja e parë e avionëve që pas 1979
SHBA-ja pas krizës në 1979 pasi 52 amerikanë u morën peng për 444 ditë në ambasadën në Teheran, ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ndërsa më pas SHBA-ja nisi zbatimin e sanksioneve kundër Iranit dhe duke treguar si arsyetim programin bërthamor të Iranit zgjeroi në mënyrë gjithëpërfshirëse embargon.
Në negociatat e mbajtura më 24 nëntor 2013 në qytetin Gjenevë të Zvicrës mes Iranit dhe vendeve 5+1 u arrit një marrëveshje e përkohshme dhe në kuadër të kësaj marrëveshjeje u vendos lehtësimi i disa sanksioneve ekonomike të zbatuara ndaj Iranit. Ndërsa në kuadër të marrëveshjes së përkohshme të arritur në negociatat për programet nukleare në prill 2014 Departamenti i Thesarit të SHBA, pati lejuar që Boeing ti shiste Iranit "për një kohë të shkurtër" disa pjesë të avionëve.