Yunus Girgin
05 shkurt 2021•Përditësim: 05 shkurt 2021
Inflacioni i çmimeve të konsumit në zonën e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) mbeti i qëndrueshëm me 1.2 për qind në dhjetor krahasuar me nëntorin, njoftoi sot organizata, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çmimet e energjisë vazhduan të ulen me minus 6.5 për qind me një ritëm më të ngadaltë se nëntori (minus 8.1 për qind) ndërsa inflacioni i çmimeve të ushqimeve gjithashtu ra në 3.2 për qind kundrejt 3.4 për qind në nëntor.
Ndërkohë, inflacioni vjetor i OECD-së, përjashtuar ushqimin dhe energjinë ishte konstant për të tretin muaj radhazi, duke regjistruar 1.6 për qind në dhjetor.