Mehmet Nuri Uçar,Serdar Bitmez
21 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
DOHA (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, ka njoftuar se vendi i tij do të investojë në huamarrjet publike për të mbështetur ekonominë e Libanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për agjencinë e lajmeve të Katarit, QNA, Al Thani tha se vendi i tij ka për qëllim investojë në vlerë prej 500 milionë dollarëve në huamarrjet publike të Libanit.
Ai tha se këtë hap do ta ndërmarrin për të përforcuar ekonominë e Libanit.
Kryediplomati i Katarit tha se rajoni ka nevojë për një Liban të fuqishëm dhe të begatë.