Mohamed Sabry Emam Muhammed
20 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
BEJRUT (AA) – Në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, filloi sot punimet samiti i zhvillimit ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA).
I organizuar nga Liga Arabe, samiti ka tubuar në një vend vetëm tre liderë arabë, presidentin e Libanit, Michel Aoun, emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani, dhe presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Abdel Aziz.
Pjesa dërrmuese e shteteve arabe në samit përfaqësohen nga delegacionet në nivel ambasadorësh.
Siria, e cila u pezullua nga anëtarësimi në Ligën Arabe, nuk merr pjesë në samit, sikurse edhe Libia.
Samiti i fundit ekonomik arab u mbajt në kryeqytetin saudit, Rijad, në vitin 2013.