Ayşe Aktaş
05 Mars 2017•Përditësim: 06 Mars 2017
JOHANNESBURG (AA) - Qeveria në Nigeri ka hapur padi penale për korrupsion ndaj kompanive Royal Dutch Shell dhe Eni të cilat menaxhojnë fushat e naftës në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria ka hapur padi penale në Gjykatën e Lartë, në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, me pretendimin se kompanitë Shell dhe Eni kanë kryer korrupsion kur kanë blerë me 1,1 miliardë dollarë të drejtat për menaxhimin e fushës së naftës OPL 245 e cila është një prej fushave më të pasura të naftës në Afrikë.
Në dosjen e paraqitur në gjykatë nga Komisioni i krimit ekonomik dhe financiar, pretendohet se për menaxhimin e OPL 245 kompanitë i kanë paguar 801 milionë dollarë ryshfet ish-ministrit të Naftës, Dan Etete, ish-ministrit të Drejtësisë, Mohammed Bello Adoke dhe biznesmenit Aliyu Abubakar.
Kompanitë e naftës dhe drejtuesit e saj akuzohen se kanë shkelur ligjin duke iu dhënë para në formë të parregullt ministrave nigerianë. Kompanitë në fjalë kanë refuzuar akuzat kundërshtuar akuzat dhe kanë theksuar se pagesat në fjalë i janë paguar qeverisë nigeriane.
Komisioni me një vendim gjykate në muajin janar kishte mundësuar që menaxhimi i OPL 245 ti jepej qeverisë.
Nigeria e cila është anëtare e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe e cila ndodhet në pozicionin e një vendi që nxjerrë më shumë naftë në Afrikë, me rezervat e naftës që ajo posedon ndodhet në mesin e 10 vendeve në botë.