Ata Ufuk Şeker
21 Shtator 2016•Përditësim: 22 Shtator 2016
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian do t'i japë fund përdorimit dhe afateve kohore për pagesat (roaming) që operatorët celularë zbatojnë ndaj abonentëve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i BE-së ka njoftuar se do të vendosin rregulla të reja në lidhje me pagesat (tarifat) naviguese të telefonave celularë duke i hequr njëherësh në të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së që nga 15 qershori 2017.
Me këtë rregullore operatorët do ti japin fund pagesave roaming duke mos vendosur ndonjë kufi kohor apo të përdorimit për përdoruesit të celularëve të cilët udhëtojnë në vendet e BE-së. Kështu një përdorues që është abonent nga cilido shtet brenda BE-së gjatë udhëtimeve të tij në vendet e tjera të BE-së do të mund të përdorë celularin e tij me paketat e mesazheve, të dhënave dhe të bisedave të tarifuara nga operatori i tij pa asnjë kufizim kohorë.