Tufan Aktaş
26 Korrik 2022•Përditësim: 27 Korrik 2022
Zimbabve njoftoi se ka lëshuar monedha ari për të forcuar monedhën e saj vendase kundrejt dollarit amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Banka Qendrore e Zimbabves bëri të ditur se 2.000 monedha ari që përmbajnë nga 31,1 gram ari u janë shpërndarë bankave.
Në vendin ku njerëzit shmangin përdorimin e valutës vendase për shkak të inflacionit të lartë, monedhat e reja të arit pritet të plotësojnë nevojën për likuiditet në tregti.
Monedhat të cilat prodhohen në Zimbabve, mund të mbahen qoftë në bankë ose në shtëpi.
Përveç vlerës së tyre, një pjesë tjetër prej 5 për qind iu shtua monedhave si kosto prodhimi.
Në vendin ku norma e interesit ka arritur në 200 për qind, për shkak të inflacionit ose hiqeshin zerot nga paratë ose printoheshin kartëmonedha të reja.
Zimbabve në vitin 2020 prodhoi 19 tonë ar ndërsa në 2021, 30 tonë.