Barış Gündoğan
03 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Në ditën e 164-të të operacionit "Mburoja e Eufratit" kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, janë goditur 135 objektiva të organizatës terroriste DEASH, ndërkohë që avionët e Forcave Ajrore Turke kanë asgjësuar 45 ndërtesa të përdorura si strehimore, pesë seli, tre autobomba, dy automjete me armë të montuara, një minahedhës dhe një depo armësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Shtatmadhoria e Turqisë, ende është duke vazhduar operacioni i nisur më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë i cili synon mënjanimin e rrezikut të kanosur nga organizatat terroriste me në krye DEASH-in, rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen ndaj forcave të koalicionit.
Operacioni vazhdon në kuadër të së drejtës së Turqisë për vetëmbrojtje që buron nga e ligjet ndërkombëtare dhe e cila gjendet në nenin e 51-të të Kartës së OKB-së, si dhe në kuadër të rezolutave të OKB-së në lidhje me luftën kundër DEASH-it.
Në ditën e 164-të të operacionit, janë goditur 135 objektiva të detektuara të organizatës terroriste DEASH.
Ndërkaq, Komanda e Forcave Ajrore ka ndërmarrë operacion ndaj 64 objektivave të DEASH-it në rajonet El Bab dhe Bzagah. Gjatë operacionit ajror janë asgjësuar 45 ndërtesa të përdorura si strehmiore, pesë seli, tre autobomba, dy automjete me armë të montuara, një minahedhës dhe një depo armësh.
Forcat e koalicionit, në tetë operacione ajrore kundër objektivave të detektuara në El Bab dhe Bzagah, kanë shkatërruar dy pozicione mbrojtëse, një qendër të komandës dhe kontrollit dhe një fluturake pa pilot.
Gjatë operacionit ajror dhe luftimeve janë neutralizuar 47 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH.
Nga ana tjetër, ekipet e detektimit dhe asgjësimit të mjeteve shpërthyese, të cilat ofrojnë mbështetje për opozitarët, kanë asgjësuar 41 bomba artizanale. Që nga dita e fillimit të operacionit deri më tani janë neutralizuar 3.632 mjete shpërthyese dhe 55 mina.