Zuhal Demirci
01 Qershor 2017•Përditësim: 01 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Ministria e Jashtme e Turqisë, përmes një njoftimi, ka përshëndetur zgjedhjen e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, duke uruar që ajo të jetë në të mirë të qytetarëve të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"E përshëndesim formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016 në Republikën e Maqedonisë, shtet ky me të cilin kemi zhvilluar marrëdhënie miqësore që nga dita e themelimit dhe që kemi mbështetur pavarësinë, sovranitetin dhe zhvillimin e saj. Me këtë rast, qeverisë së re i urojmë suksese dhe urojmë të jetë në të mirë të qytetarëve të shtetit mik dhe vëllazëror Maqedonisë", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Siç thuhet më tej në njoftim, dëshira më e sinqertë e Turqisë është që pas krizës politike, qeveria e re t'i kthejë qetësinë popullit të Maqedonisë dhe të sigurojë stabilitetin duke mundësuar unitet dhe solidaritet në vend.