Halil Demir
01 Qershor 2017•Përditësim: 01 Qershor 2017
STAMBOLL (AA) – Në kuadër të operacionit kundër organizatës terroriste DEASH në Stamboll janë arrestuar 13 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipe të departamentit për luftë kundër terrorizmit filluan aksion për të zbuluar personat që shkojnë në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e DEASH-it, ku në rrjetet sociale glorifikojnë organizatën.
Në aksionet e kryera paralelisht në disa adresa në 12 vende, janë arrestuar 13 persona.
Me rastin e bastisjeve të shtëpive dhe automjeteve, është konfiskuar sasi e madhe e materialit digjital, dokumente dhe para.
Ndërkohë në vazhdim është procedura policore.