Kayhan Gül
13 Korrik 2016•Përditësim: 14 Korrik 2016
SEBRENICË (AA) - Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 21-vjetorit të gjenocidit në Sebrenicë, përfaqësues të Shoqatave "Nënat e Sebrenicës" dhe "Zhepa"-s kanë vizituar vendet ku janë masakruar masovikisht boshnjakët në vitin 1995, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndalesa e parë në kuadër të vizitës ishte "Shtëpia e Bardhë" në Potoçari ku u masakruan meshkujt boshnjakë. Të afërmit e viktimave më pas kanë vizituar kooperativën bujqësore në Kravisë ku u masakruan nga ushtarët dhe policët serbë mbi një mijë meshkuj boshnjakë.
Njëra nga të afërmit e viktimave, Sehida Ramiç tha se në Kravicë janë vrarë shumë civilë boshnjakë. "Ato që janë përjetuar këtu i kam parë. Kam qenë dëshmitare për ato që i janë bërë familjes time. Sa herë që kaloj këtu me del para syve ajo pamje", thotë ajo.
Kryetarja e Shoqatës "Nënat e Sebrenicës", Hatixha Mehmedoviç thotë se këto ditë kur përkujtohen viktimat e gjenocidit janë ditë shumë të vështira për të afërmit e tyre. "Edhe brezat e ardhshëm duhet ta dinë se çfarë ka ndodhur në Sebrenicë, në Kravicë. Askush nuk duhet të përjetojë asnjëherë më mizoritë që kanë përjetuar boshnjakët", u shpreh ajo.