Volkan Kaşik
16 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
MALATIA (AA) - Gjatë një sulmi të regjimit të Asadit, 3 vjeçares siriane Xhene iu dogj një pjesë e turpit dhe humbi disa gishta të të dyja duarve. Ajo pas 7 operacioneve të njëpasnjëshme arriti të mbijetojë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Shumë fëmijë në luftën civile e cila ende vazhdon në Siri, humbin jetën ose mbartin gjurmët e dhimbshme të luftës në trupin e tyre.
Xhene-ja është një nga ata fëmijë të cilët mbajnë gjurmët e luftës së dhimbshme. Ajo mori plagë të rënda djegëse në pjesë të ndryshme të trupit si dhe humbi disa gishta të të dyja duarve në një sulm me raketë nga regjimi i Asadit në Halep para 6 muajsh.
Një raketë ka goditur vendin përreth shtëpisë kur në të gjendej 3 vjeçarja, mamaja e saj, Menaz Shehabi dhe dy motrat e saj. Si rrjedhojë e sulmit Xhene-ja, mamaja e saj dhe dy motrat kanë mbetur të plagosur. Më pas babai i vogëlushes e ka sjellë familjen e tij në Turqi.
Xhene-ja e vogël u transferua me ambulancë drejt qendrës shëndetësore "Turgut Özal" pranë Universitetit Inönü, ku dhe qëndroi në reanimacion. Pas 7 ndërhyrjeve me operacion Xhene-ja e vogël arriti t'iu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa familjarët presin me shpresë ditën kur do të realizohen edhe ndërhyrjet e tjera estetike dhe kirurgjikale ndaj saj e cila megjithëse në këtë moshë ka përjetuar dhimbje të mëdha. Babai i saj, Muhammed El Kaddur Haxh Abu, thotë për gazetarin e AA se edhe pse kanë përjetuar ditë të vështira ata kanë ditur të falënderojnë Allahun.
Duke pohuar se në sulmin me raketa ndaj shtëpisë së tij ku mbetën të plagosur fëmijët dhe bashkëshortja, Xhene-ja mori plagë të rënda, Haxh Ebu më tej shton: "Bashkëshortja dhe dy vajzat e mija pas marrjes së mjekimeve të nevojshme dolën nga spitali, ndërsa Xhene-ja qëndroi 4 muaj e gjysmë në reanimacion."