Kemal Zorlak
03 Mars 2016•Përditësim: 04 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Nga ngjarjet që kanë ndodhur në këtë datë Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1847 – Ka lindur Alexander Graham Bell shkencëtar, shpikës i telefonit elektronik dhe themelues i kompanisë telefonike Bell.
Në vitin 1875 – Në Operën Comique të Parisit u interpretua opera “Carmen” e Georges Bizet.
Në vitin 1915 – Është themeluar NACA (National Advisory Committee for Aeronautics), paraardhëse e NASA-s.
Në vitin 1923 – Doli numri i parë i javores amerikane “Time”.
Në vitin 1931 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pranuan "The Star-Spangled Banner" si himn zyrtar shtetëror.
Në vitin 1938 – Në Arabinë Saudite u zbuluan fusha të naftës. Sot vlerësohet se fushat saudite të naftës përbëjnë rreth 24 përqind të rezervave të përgjithshme të “arit të zi”.
Në vitin 1953 – Ka lindur Arthur Zico, futbollisti dhe trajneri brazilian.
Në vitin 1969 – NASA lançoi misionin Apollo 9 për të kryer testimin e modulit lunar i cili do të përdoret në fluturimin e parë të njeriut në Hënë.